Zyrtare: Bernard Traore kalon në Lyon

Zyrtare: Bernard Traore kalon në Lyon

Chelsea e ka zyrtarizuar shitjen e sulmuesit të saj, Bernard Traore tek Lyoni, për shumën e 15 milionë eurove.

Lyoni e bleu Traoren pasi besohet se nga skuadra franceze do të largohet sulmuesi Alexandre Laccazette, raporton Insajderi.

Traore është paraqitur vetëm 10 herë për Chelsean në Premier Ligë, derisa stinorin e kaluar ka qenë i huazuar tek Ajax Amsterdami.

Chelsea e kishte transferuar Traoren nga Burkina Faso para tri vjetësh, pa paguar asnjë cent. /Insajderi.com