Keita injoron Liverpoolin: Dua të luaj te Manchester City

Keita injoron Liverpoolin: Dua të luaj te Manchester City

Objektivi i Liverpool Naby Keita ka ambicie për të luajtur te një klub i madh por me sa duket do të preferonte Manchester City në vend të ekipit të Jurgen Klopp.

Mesfushori nga Guinea, për të cilin 85 milionë euro, ka përmendur Manchester City bashkë me Barcelona-n dhe Real Madrid kur pyetet rreth ekipeve ku do të dëshironte të luante pas disa vitesh.

“Jam kontaktuar nga Arsenal, Southampton, Manchester City dhe Liverpool, megjithëse nuk kam folur me trajnerin,” shprehet Keita.

Gjithsesi, sipas mediave gjermane lojtari kërkon të luajë tek një ekip më pak i njohur pasi mendon se ka nevojë të zhvillohet akoma. “Shpresoj që në dy, tre vite të jem në nivelin që duhet për të luajtur te një klub i madh. Kjo përfshin Barcelona-n, Real Madrid apo Manchester City.”