New York të shtëna në spitalin libanez, vritet sulmuesi

New York të shtëna në spitalin libanez, vritet sulmuesi

Të paktën 3 persona janë qëlluar me armë zjarri brenda një spitali në Nju Jork, sipas njoftimit të policisë, ndërkohë që autori i ngjarjes është qëlluar për vdekje nga forcat ligjzbatuese.

Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 14:50 të së premtes, në spitalin libanez në Bronx. Pamjet televizive tregojnë spitalin të rrethuar nga automjetet e policisë dhe zjarrfikëse. Forca të shumta policie janë parë edhe në çatinë e ndërtesës, në gatishmëri për çdo lloj rreziku.

Qendra spitalore libaneze në Bronx është vetëquajtur një sistem për kujdesin shëndetësor jofitimprurës dhe vullnetar, e shtrihet në jug dhe pjesën qendrore të kësaj lagjeje të Nju Jorkut.

Spitali 120-vjeçar ka rreth 1.000 shtretër në të gjitha njësitë e saj. Ndërsa dhoma e saj e emergjencave është një nga më të ngarkuarat në Nju Jork. Spitali ndodhet rreth 2 km në veri të stadiumit “Yankee”.