Shell konfirmon mbylljen e dhjetë mijë vendeve të punës

Shell konfirmon mbylljen e dhjetë mijë vendeve të punës

Kompania Royal Dutch Shell, e njohur botërisht për prodhimin e vajrave për makina,  ka konfirmuar për mbylljen e dhjetë mijë vendeve të punës pas rënies më të thellë të fitimeve vjetore në 13 vitet e fundit.

Ajo ka realizuar një fitim prej 1.61 miliardë eurove në çerekun e katërt të vitit, duke krahasuar me 3.77 miliardë euro që ka pasur fitim në pjesën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan BBC.

Të gjitha fitimet në vitin 2015 kanë qenë 3.41 miliardë euro derisa në vitin 2014 këto fitime shënuan një vlerë prej 17 miliardëve.

Si rezultat i kësaj kompania Shell ka vendosur të shkurtojë numrin e të punësuarve për 10 mijë vende të punës, raporton Insajderi.

“Ne po bëjmë ndryshime përmbajtjesore në kompani. Ne po i kundërpërgjigjemi çmimit të ulët të naftës. Ashtu edhe siç kishim paralajmëruar kjo do të përfshijë edhe shkurtimin e 10 mijë vendeve të punës”, ka thënë Ben van Buerden, shefi ekzekutiv i kompanisë.

Por, ai gjithashtu ka paralajmëruar edhe ndryshime e vendime të tjera të rëndësishme nga kompania Shell, varësisht prej çmimit të naftës në të ardhmen./Insajderi.com