Skuadra e kategorisë së dytë të Ligës Angleze, Leeds United, duket se ka për objektiv transferimin e mesfushorit kosovar, Almen Abdi.
Abdi shihet si një mesfushor shumë i vlefshëm për skuadrën angleze, Leeds, ndërkohë që edhe Abdi nuk është i kënaqur me skuadrën aktuale, raporton the72.co.uk.
Ai më herët kishte qenë pjesë e skuadrës së Premier Ligës, Watford, ku fitoj përvojë të madhe, shkruan Insajderi.
Abdi më herët më herët kishte luajtur edhe në Ligën e Kampionëve me Zurich ku kishte luajtur kundër Real Madridit.
Abdi në karrierën e tij ka luajtur edhe në Seri A për Udinesen.
Një transferim i tij në Leeds është shumë i mundshëm për shkak se menaxheri i ri i Leeds, Christiansen dëshiron të përforcoj mesfushën./Insajderi.com