Lukaku dhe lojtarë të tjerë që shkëlqyen pasi u larguan nga Chelsea

Lukaku dhe lojtarë të tjerë që shkëlqyen pasi u larguan nga Chelsea

Normalisht, kur shet një lojtar është pasi kërkon të heqësh dorë nga një njeri u padëshiruar në skuadër.

Sir Alex Ferguson kishte një aftësi të madhe ta bënte këtë duke rifreskuar në mënyrë konstante Manchester United pasi fitonin trofe.

Është një art më vete, por është një art që Chelsea, megjithëse ka arritur suksese të mëdha në vitet e fundit, nuk ka arritur ta perfeksionojë.

Dhe me Manchester United që është pranë transferimit befasues të Romelu Lukakut nga Everton, me sa duket ata kanë lënë të lirë një tjetër xhevahir. Pas shitjes ai është kthyer në një yll i Premier League, dhe nuk është i vetmi.

Kevin De Bruyne: Blerja në vitin 2012 nga Genk premtonte gjëra të mëdha në “Stamford Bridge”, por pas një periudhe të shkurtër nën drejtimin e Jose Mourinho-s në fillim të 2013/14 atij nuk iu dha më shansi në mënyrë konstante. Belgu u shit në fillim të 2014, vetëm për t’u rishfaqur në Premier League pas 18 muajsh te Manchester City, ku është kthyer në një nga mesfushorët më të mirë të divizionit.

Mohamed Salah: Liverpool ka rikthyer në Premier League sulmuesin egjiptian duke thyer rekordin e klubit këtë verë, duke treguar edhe njëherë se Chelsea mund të jetë nxituar me shitjen e tij. Blutë e larguan Salah vitin e kaluar, por ai shkëlqeu te Roma me 15 gola dhe 11 asiste, dhe ai pritet të tronditë sulmin e Liverpool për sezonin e ardhshëm

Daniel Sturridge: Pas një periudhe të kaluar më shumë në stol se sa tek Chelsea, Sturridge i dha fund aventurës në “Stamford Bridge” në janar të 2013 duke kaluar te Liverpool. Ai u largua për vetëm 15 milionë euro dhe sot vlen të paktën dyfish. Ai ka shënuar 60 gola në 119 ndeshje për të Kuqtë.

Ryan Bertrand: Pasi doli nga akademia e Chelsea-t, mbrojtësi i majtë Bertrand duhet të bindte në huazimet e shumta për të luajtur futboll rregullisht. Megjithëse ai luajti në finalen e fituar të Champions League më 2012. Ai tashmë luan te Southampton, dhe mund të rikthehet në Londër pasi Conte është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Nemanja Matic: Pasi iu bashkua Bluve në 2009, mesfushori serb luajti vetëm tre ndeshje në ekipin e parë të Chelsea-t përpara se të transferohej te Benfica si pjesë e operacionit të David Luiz në 2011, por vetëm tre vite më pas ai u rikthye për 25 milionë euro. Pasi fitoi kampionatin nën drejtimin e Jose Mourinho-s në 2015, ai mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij tek United.

Juan Cuadrado: Kjo është një blerje e çuditshme. Kolumbiani Cuadrado shkëlqeu në Kupën e Botës në 2014 dhe u parashikua të ishte një blerje e madhe e Chelsea kur iu bashkua nga Fiorentina gjashtë muaj më pas, por u shfaq shumë pak në fushën e blertë përpara se të huazohej tek Juventus. Aty ka shkëlqyer sërish, dhe iu bashkua në mënyrë permanente në maj, shkruan telesport.

David Luiz: Chelsea nuk mund të refuzonte ofertën e çmendur 60 milionë euro nga PSG për Luiz në 2014, por e rikthyen dy vite më pas ai ishte një lojtar më i mirë. Ai luajti në mesin e mbrojtjes me tre, duke fituar titullin me Chelsea-n.

Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë