Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, raportohet se është i përgatitur që të ulë ndjeshëm pagën e tij për t’u transferuar te ekipi i fëmijërisë, Evertoni.
31-vjeçari pritet të bëhet transferimi i gjashtë i klubit të Evertonit, në të cilin nisi karrierën profesioniste para 15 vjetësh.
Rooneyt i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale tek Unitedi, por po shpreson që gjatë kësaj vere të rikthehet te Evertoni.
Sky Sports raporton se sulmuesit anglez i duhet të pranojë ulje page për të kaluar në Goodison Park.