Rashica flet për interesimin e Udineses

Rashica flet për interesimin e Udineses

Milot Rashica thotë se ndihet mirë në Vitesse dhe është i fokusuar në këtë skuadër, por deklaron se është i kënaqur me interesimin e klubit italian, Udinese.

“Nuk di shumë për interesimin e Udineses, agjenti im është duke u marrë me këtë. Unë jam i fokusuar këtu tek Vitesse, por është motivim shtesë që skuadra të tilla kanë shprehur interesim për mua”, ka thënë Rashica për mediumin holandez Omroep Gerderland.

Që nga transferimi tek Vitesse në vitin 2015, nga Llamkos Kosova e Vushtrrisë, Rashica ka zhvilluar 64 ndeshje në Eredivisie për Vitessen.

Kosovari është njëri nga futbollistët më të talentuar të skuadrës, dhe për të kanë shprehur interesim edhe Ajax dhe PSV në Holandë. /Insajderi.com