Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur me rastin e 22 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.
“Gjenocidi në Srebrenicë, 8372. Nuk do të harrojmë ndjekësit e viktimave të pafajshme dhe frikacakët që ua dorëzuan refugjatët vrasësve”, ka shkruar Erdogan në Twitter.
Erdogani ka shkruar po ashtu se gjenocidi në Srebrenicë është një prej ngjarjeve më të turpshme në histori dhe se nuk guxon asnjëherë të harrohet.