Donnarumma: Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milan

Donnarumma: Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milan

Telenovela e verës është mbyllur me një fund të lumtur për Gigio Donnarumma dhe AC Milan të cilit do të vazhdojnë punën bashkë.

Rinovimi i kontratës deri në vitin 2021 ndodhi mbrëmë në selinë e klubit ku ishin të pranishëm Fassone, Mirabelli, Raiola dhe familja e portieri, përfshi të vëllanë që do të jetë portieri i tretë i kuqezinjve në këtë sezon.

Duket se ka kaluar një pafundësi nga momenti kur Fassone dhe Raiola deklaruan në konferencë për shtyp se futbollisti do të largohej nga Milan. Ishte 15 qershori, më 15 korrik ai do të nisë stërvitjen si numri 1 i kuqezinjve, shkruan telesport.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të vazhdojë të jem pjesë e Milan”, – tha ai gjatë konferencës për shtyp portieri Donnarumma, i shoqëruar nga vëllai Antonio dhe stafi drejtues i kuqezinjve.

“ Kam lindur dhe jam rritur si pjesë e Milan dhe në kokën time nuk kam pasur kurrë dyshime në lidhje me qëndrimin tim në këtë klub. Më vjen keq për tifozët dhe për atë që ndodhi gjatë këtij muaji. Por e përsëris vullnetin tim për të qenë pjesë e klubit dhe e falënderoj të gjithë familjen e Milan për mbështetjen që më ka dhënë dy sezonet e fundit”, tha ai.