Bakari Henderson, një 22-vjeçar nga Teksasi, është rrahur për vdekje në një ishull në Greqi nga një grup njerëzish pas një zënke në një lokal, për shkak të një kameriereje.
Përleshja filloi pasi Henderson, i cili ndodhej në Greqi për pushime me miq, kërkoi të bënte selfie me një kameriere, dhe shpjet i kaloi në një rrahje me grushte ku u përfshinë edhe konsumatorët tjerë dhe dy punëtorë të lokalit, ka thënë zëdhënësi i policisë greke, Theodore Chronopoulos, për Washington Post.
Henderson, 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte diplomuar në Universitetin e Arizonës, u rrah për vdekje brenda 30 sekondave duke e grushtuar në trup dhe kokë, ka thënë zëdhënësi i policisë greke.
“Ai vdiq nga goditjet që kishte marrë në kokë,” ka shtuar ai.
Përleshja ndodhi në një lokal nate përkushtuar serbëve.
Nëntë persona janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje me paramendim.
Ndër të akuzuarit për kryerje të krimit janë edhe shtatë burra serbë, një roje serbe dhe një kamerier.
New York Times shkruan se njëri nga të dyshuarit, 33-vjeçar serb, ishte grindur me kamerieren rreth selfies. Ai po ashtu e kishte goditur Hendersonin, i cili pastaj e kishte thyer një shishe të birrës në tavolinën e një personi tjetër.
Më pas, ata e ndoqën Hendersonin jashtë lokalit dhe e kapen menjëherë. Ata e lanë atë të shtrirë për toke pasi që e rrahën.
Të dyshuarit do të shfaqen para gjyqit të enjten dhe premten.
Henderson po planifikonte të bëhej dizajnues i modës, ndërsa shokët e përshkruajnë si një person të qetë që nuk bën probleme.
https://www.youtube.com/watch?v=LC8Jv1ev0jU