Leonardo Bonucci është një lojtar i Milan-it. Mungon vetëm zyrtarizimi, që do të vijë nesër pas zhvillimit të vizitave mjekësore. Mbrojtësi, i cili ka zgjedhur numrin 19, do të paguhet 7,5 milionë euro në vit plus 2,5 si bonus.
Shifra këto që do ta bëjnë atë më të paguarin në kampionatin italian.
Largimi i tij ka qenë një goditje e vërtetë për tifozët bardhezi, të cilët nuk i kanë kursyer sulmet kundër ish0idhullit të tyre në rrjetet sociale.
“Palaço mosmirënjohës”, “Largohu humbës”, “Fanella jote do të digjet”, kanë qenë disa nga komentet më të ashpra. Por mes tifozëve ka edhe nga ata që e kanë pasur të vështirë të përmbajnë lotët: “Nuk kisha menduar kurrë se do të shihja me ngjyra të tjera”.
Kundër transferimit të Bonuccit te Milan është shprehur edhe motra e Giorgio Chiellinit.
“Të gjithë donin që të bëhej kapiten, të gjithë e imagjinonin si simbolin e ri bardhezi dhe më pas…”.
Koment ky që është shoqëruar me “#vincesempreildenaro” (fiton gjithmonë paraja) dhe “#senzaparole” (pa fjalë), ka shkruar Silvia Chellini në profilin e saj në Facebook.