Bllokimi i Winnie the Pooh mund të duket si një veprim i çuditshëm nga ana e autoriteteve kineze, por kjo është pjesë e tentativave për të kufizuar blogerët e mençur nga ikja e censurës.
Winnie the Pooh i është bashkangjitur një numri të referimeve të çmendura dhe qesharake të internetit me liderët më të lartë në Kinë, shkruan BBC News.
Emri dhe imazhet e këtij karakteri të filmave vizatimor, janë bllokuar në rrjetet sociale sepse blogerët janë duke e krahasuar atë me presidentin e Kinës.
Kur presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, patën një shtrëngim dore të pakëndshëm, qytetarët u përgjigjën me foton e Winnie the Pooh dhe Eeynore duke shtrënguar duart.
Dhe më pas një herë presidenti kinez kishte dalë nga kulmi i limuzinës së tij speciale për të inspektuar trupat – një foto e një lodre Winnie the Pooh duke në automobilin e tij të vogël u shfaq online.
Nuk është vetëm se censuruesit e Kinës nuk tolerojnë të bëhet shaka me liderin e vendit, por ata nuk duan që kjo figurë e dashur e fëmijëve të bëjë një aso lidhje që sa herë të shihet të kujtohet sekretari gjeneral i partisë komuniste.
Në vendet e tjera krahasime të tilla mund të mendohen si të padëmshme dhe disa mund të mendojnë që kjo është përkëdhelëse: jo në Kinë.
Aty presidenti është “z. i Hirtë”. Ai nuk bën gjëra qesharake; ai nuk ka elemente të çuditshme; ai nuk bën gabime dhe prandaj ai është mbi gjithë popullsinë dhe nuk mund të vihet në pyetje. /Insajderi.com