Sipas spanjolles Don Balon, Barcelona ka ofruar 95 milionë euro për Paulo Dybala të Barcelona-s.
Sipas shtypit spanjoll klubi katalanas ka qenë gati të nënshkruajë me yllin argjentinas gjatë merkatos së kësaj vere por drejtuesit e Juventus e kanë refuzuar menjëherë ofertën pasi e konsiderojnë të pashitshëm lojtarin.
Interesi i Barcelona-s për sulmuesin e talentuar nuk është diçka e re por me këtë gjest klubi i Torinos ka siguruar tifozët se ai do të vazhdojë të luajë për Zonjën e Vjetër, përcjell telesport.
Sipas drejtuesve të Juve-s ai është një pjesë e rëndësishme e projektit dhe pas largimit të një lojtari kyç si Bonucci pritet që të mos ketë më largime të titullarëve të padiskutueshëm.