I konsideruar si vendi që përdor më shumë internetin në botë, Estonia ka bërë një tjetër hap në këtë drejtim.
Vendi baltik ka vendosur që në vitin 2018, ta hapë në Luksemburg ambasadën e parë elektronike për të ruajtur “bankat” e të dhënave.
Salla e serverëve do të ketë informacione të rëndësishme elektronike të qeverisë estoneze, që do të kenë qasje edhe nëse sistemi në territorin kombëtar është jashtë përdorimi.
“Siguria e të dhënave dhe siguria kibernetike janë të një rëndësie thelbësore”, tha kryeministri estonez, Juri Ratas.
“Kjo bën pjesë në atë që ne e quajmë “higjienë elektronike” në shoqërinë tonë gjithnjë e më të informatizuar”, shtoi ai.
Pas përfundimit të pushtimit pesë dekadash nga ana e sovjetikëve, Estonia u përqendrua në zhvillimin e teknologjive të larta dhe është në krye të vendeve të BE-së, transmeton TRT.
Shumica e shërbimeve publike janë të qasshme nëpërmjet internetit, ndërsa votimi me internet hyri në fuqi në vitin 2005.
Në kryeqytetin Talin ndodhet gjithashtu një prej qendrave të mbrojtjes kibernetike të NATO-s, ku ekspertë të Evropës Perëndimore dhe Amerikës Veriore përpiqen të garantojnë sigurinë e 29 vendeve të aleancës.