Gjermania paralajmëron qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Turqi

Gjermania paralajmëron qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Turqi

Qeveria gjermane i ka paralajmëruar qytetërët e saj si dhe të gjitha kompanitë gjermane se përballen me rrezikun e arrestimeve arbitrare në Turqi.

“Të gjithë qytetarët tanë që udhëtojnë për arsyje private dhe ato biznesore u bëhet thirrje të jenë tejet të kujdesshëm,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Ndërsa ditën e martën, gjykata turke urdhëroi arrestimin e katër aktivistëve të të drejtave të njeriut përfshirë edhe drejtorin e “Amnesty International” në Turqi, Peter Steudtner nën dyshimin për lidhje me grupe terroriste.