Disa burra libanezë kanë sulmuar një refugjat sirian në rrugë duke e detyruar atë që të lavdërojë ushtrinë libaneze.
“Thuaj ‘Allahu dhe ushtria libaneze’”, dëgjohet njëri duke dhënë dhe viktima siriane përsërit fjalët e tij “Allahu dhe ushtria libaneze”, siç tregohet në videon e shpërndarë nga AJ+.
“Thuaj ‘ç**** ISIS-in”, e detyrojnë ata të thotë dhe ai përsëri i thotë fjalët e tyre.
Burrat siç duket kanë ndaluar refugjatin, nga Deir Ezzor, Siri, dhe e kanë pyetur atë për letërnjoftimin e tij.
“Ku janë dokumentet tua”, e pyesin dhe ai përgjigjet: “Në shtëpi.”
“Pse në shtëpi?” e pyet njëri përderisa e godet sirianin me shuplakë, dhe ia bën përsëri të njëjtën pyetje. E siriani nuk përgjigjet fare
“Çfarë po bën tani në rrugë?”, e pyesin dhe vazhdojnë me goditje duke i thënë “Të ç**** motrën”.
Ata e akuzonin sirianin se do të shkonte në një demonstratë kundër ushtrisë.
“A do të protestosh nesër ti birë b*the?”, e pyesin ata duke vazhduar goditjet, përderisa siriani tek mbrohej me duar mohon, thotë se nuk do të shkojë.
“Të ç**** ty dhe ISIS-in. Të ç**** motrën dhe Sirinë.”, vazhdojnë burrat me ofendime në video, duke mos ndaluar goditjet.
Pasi videoja është përhapur në medie, burrat janë arrestuar.
Situata ka qenë e tensionuar mes ushtrisë libaneze dhe refugjatëve sirianë pasi ushtria kishte bastisur kampet e refugjatëve për “të arrestuar terroristë dhe konfiskuar armë”.
Pas njërës nga këto bastisje, katër sirianë të cilët kishin qenë nën arrest kishin vdekur.
Në një tjetër bastisje, një vajzë ishte vrarë dhe shtatë ushtarë libanezë ishin lënduar nga bombat vetëvrasëse. /Insajderi.com
Lebanese Men Attack a Syrian Refugee
A group of Lebanese men attacked and humiliated this Syrian refugee in the street.
Posted by AJ+ on Thursday, 20 July 2017