Alfa Romeo shfaq para publikut modelin më atraktiv që ka prodhuar

Alfa Romeo shfaq para publikut modelin më atraktiv që ka prodhuar

Prodhuesi italian Alfa Romeo, ka krijuar disa nga veturat më të mira që ekzistojnë në treg. Megjithatë, modeli 6C 3000 CM Pininfarina Superflow IV, që është një dhe i vetmi i krijuar ndonjëherë, mbetet ekzemplari më i atraktiv i kompanisë

Fakti që u prodhua më 1960 dhe ende është në gjendje të përkryer, e bën të jetë shumë i kërkuar nga entuziastët e veturave.

Për këtë arsye, të interesuarit kanë mundësi ta shohin nga afër më 31 gusht dhe 1 shtator, gjatë një aktiviteti në Londër, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ky Pinifarina me 3.5-litra ka 275 kuajfuqi, është pronë e një koleksionuesi që nuk e ka për shitje.