Klubi serb dënohet me 100 mijë euro shkaku i Kosovës

Klubi serb dënohet me 100 mijë euro shkaku i Kosovës

Shtëpia më e madhe e futbollit UEFA, ka dënuar ashpër klubin nga Serbia, Partizani i Beogradit. Në takimin kundër Olimpiacosit në stadiumin e Beogradit u dëgjuan thirrje për kriminelin Ratko Mladic, dhe thirrje anti-Kosovë.

Kështu UEFA ka reaguar menjëherë duke dënuar klubin serb me 100 mijë euro dhe duke ia mbyllur dyert stadiumit për një ndeshje në garat europiane.

Një dënim i tillë ose edhe më i rrezikshëm pritet t’i jepet edhe Crvena Zvezdas e cila shpalosi hartën e Kosovës me thirrje “Kosova është Serbi”./IndeksOnline/