Rrëfimi i vajzës 22-vjeçare, thotë se ka ADN jashtëtokësore

Rrëfimi i vajzës 22-vjeçare, thotë se ka ADN jashtëtokësore

Kohët e fundit, teoritë për alienët dhe jetën jashtëtokësore sa vijnë e bëhen më të shpeshta.

Por një 22-vjeçare pretendon se ka ADN jashtëtokësore. Lea Kapiteli nga Melburni i Australisë thotë se është ngjizur nga një alien.

“U vizitova nga një prezencë e huaj, e quajtur Mezreth, kur isha 13 vjeç. Ajo më tregoi se vija nga një botë tjetër dhe kisha origjinë të përzier, njerëzore dhe aliene”, tregon Kapiteli për “Daily Mail Australia”.

Por për fatin e saj të keq, askush deri më tani nuk i ka besuar kësaj teorie. 22-vjeçarja thotë se “mund të udhëtojë drejt planetit Mars kur të dojë”.

Sipas saj, për vite i ka ndjerë këto gjëra vetëm si ëndrra dhe jo si realitet, dhe ishte përpjekur që të qëndronte larg këtyre ideve.

“Për vite më dukej se të tjerët më shihnin çuditshëm. Por kur kuptove se isha aliene, atëherë e dija se jam këtu për një arsye: Për të dëshmuar jetën në tokë”, shton ajo.