Skulptura e bronztë që ngriti shqetësimin për një njeri të vdekur

Skulptura e bronztë që ngriti shqetësimin për një njeri të vdekur

Policia e Anglisë mori tri thirrje të ndryshme pasi që banorët e Orford – Suffolk,  besonin se kishin parë një trup njeriu të mbytur duke lundruar në ujë.

Zjarrfikësit, polica dhe rojet bregdetare erdhën në vendin e ngjarjes të mërkurën për të nxjerrë trupin e pajetë jashtë ujit.

Trupi i mbytur doli të ishte një vepër arti statuje, e quajtur “A Thousand Tides”, i cili kishte qenë në liqen për më shumë se një vit.

Një zëdhënës i policisë e përshkroi skulpturën si “mjaft reale”, shkruan BBC.

Skulptura e cila është e punuar nga artisti Lawrence Edwards, është projektuar për t’u parë vetëm në dallgë dhe ishte e supozuar të fundoset kohë më parë.

Megjithatë, Edwards tha se skulptura kishte qëndruar në sipërfaqe më gjatë se duhet.

“Unë kam qenë gjithmonë pak i shqetësuar se një helikopter do ta dallonte dhe do të ndalej ta shpëtonte”, tha Edwards./Insajderi.com