
Monaco mohon se ka arritur ndonjë marrëveshje me PSG-në rreth Kylian Mbappes.
E përditshmja franceze “Le Parisien” ka kontaktuar zyrtarë të klubit “Monegasque”, të cilët kanë konfirmuar se nuk ka ndonjë ofertë nga PSG për perlën e re franceze.
Gjithashtu, Bein Sports, kanali televiziv i të cilit është president pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter se PSG nuk ka nënshkruar me Mbappen, shkruan Telegraf.
Shumë media njoftuan se sulmuesi do të transferohet te Paris Saint-Germain pas disa javësh që u përfol për një kalim te Real Madridi.