
Kundërshtari i ardhshëm i boksierit Anthony Joshua do të jetë bullgari Kubrat Pulev, ka thënë menaxheri i britanikut të peshave të rënda, Eddie Hearn.
Amerikani Deontay Wilder ka bërë thirrje për një meç mes tij dhe Joshuas, por Hearn tha se një përballje me Pulev në kryeqytetin e Uellsit është në planet e tyre.
“Ne po bëjmë përparim të mirë dhe e dimë se mbrojtjen e katërt të titullit të tij IBF dhe mbrojtjën e parë të kurorës WBA do ta bëjmë kundër sfideusit Kubrat Pulev”, ka thënë Hearn për Daily Mail.
“Sa i përket datave, ende po shohim dy netët që kishim në mend kur planifikonim luftën ndaj Wladimir Klitschko – patëm dy opsione; më 28 tetor dhe më 11 nëntor”, ka thënë menaxheri i Joshuas. /Insajderi.com