Mayweather “ia humb besimin” McGregor

Mayweather “ia humb besimin” McGregor

Floyd Mayweather paralajmëron Conor McGregor se besimi i irlandezit do të vlejë shumë pak kur të gjenden në ring të dy së bashku.

Rekordi i amerikanit me 49 ndeshje pa asnjë humbje do të jetë në lojë kundër yllit të arteve marciale mikse Mc Gregor në duelin e mijqvejcarit në T Mobile Arena të Las vegasit në 26 gusht, një event i shumëpritur i titulluar si dueli i mijëvjeçarit.

Irlandezi McGregor pretendon se ai do të fitojë brenda 4 raundesh pavarësisht se kurrë nuk ka konkuruar me rregullat e boksit brenda një ringu dhe të dyja palët kanë shkëmbyer ofendime gjatë turit promocional para duelit, por Ëayether gjatë një seance stërvitore ku ishin të pranishme edhe mediat në Mayëeather Boxing Club bëri të ditur se ai është gati që të ndalë fjalët dhe të fillojë lufta e vërtetë.

“Unë kam qenë edhe më parë në ring dhe e di se cdo të thotë. Kundërshtari im është gjithmonë besimplotë por do të jetë ndryshe kur të gjendet në ring përballë Floyd Mawyeather”, thotë ai.

“Aty rivalët kuptojnë se cfarë është realiteti. Për mua është thjesht një ditë tjetër, pasi ky mentalitët më ka bërë të jem i pamposhtur, Conor beson se ndeshje nuk do ti kalojë 4 raundet por unë besoj se do të jetë ai që nuk do të zgjasë aq. Të dy jemi besimplotë por ta shohim se kush do ja arrijë qëllimit”.

Duke patur parasysh mungesën e eksperiencës së McGregor në sportin e boksit dhe reputacionin e Mayweather si një ndër boksierët më të mirë të historisë, për shumë ekspertë fitorja do të jetë në krahun e amerikanit, por Mayweather e di se që të dy pritet të dhurojnë një spektakël argëtues nisur nga vëmendja klobale që ka gjeneruar ky duel, shkruan supersport.

” Ky nuk është thjesht një dyluftim. Ku është një event. të dy ju kemi borxh fansave që presin të argëtohen,. këtë duhet tu japim. Kur të gjitha fjalët të kenë mbaruar atëherë rradhën do të ketë ringu. Aty nuk do të ketë më shumë rëndësi se cili ka më shumë tifozë pasi në ring do të jemi vetëm ne të dy. E di që ai është më i gjatë dhe grushti i atij mund të arrijë më larg, ka dhe moshën në krahun e tij, madje ka njerëz që thonë se ka në krahun e tij dhe forcën, por unë po ju them se koeficienti i inteligjencës në ring dhe eksperienca janë në krahun tim . Unë e di se si luftohet dhe do ta tregoj këtë”.