Steven Gerrard beson se Barcelona do të ngrejë presion mbi Philippe Coutinhon për të detyruar që ai të zgjedh rrugën e largimit nga Liverpooli këtë verë.
Duke shitur Neymarin në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, skuadra katalanase po kërkon përforcime në sulm dhe ka shënjestruar reprezentuesin e Brazilit, si dhe Ousmane Dembelen e Dortmundit.
Coutinho i dorëzoi një kërkesë transferimi të premten, dhe legjenda e Redsave, Gerrard beson se lojtari do të ketë vepruar nën detyrim nga Barca, të cilët më parë kishin dështuar me dy oferta.
“Problemi këtu është Barcelona, sepse ata do t’u thonë përfaqësuesve të Coutinhos: ‘Tani ose kurrë, nëse ai nuk vjen tani, nuk do të kthehemi kurrë më kurrë për të’. Pra, ata po rrisin presionin dhe prandaj Philippe reagoi”, ka thënë fillimisht Gerrard për BT Sport.
“Ky djalosh që ka ardhur nga Amerika e Jugut gjithmonë ka pasur një ëndërr të luajë për Barcelonën dhe ai është duke u përpjekur të mendojë se nëse nuk e bën këtë tani, kjo nuk do të ndodhë më”.
“Unë e njoh djaloshin, e di që ai nuk është një person i keq, e di se ai nuk dëshiron të shkaktojë një luftë për tu larguar. Por në fund të ditës ai sapo ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare, klubi ka qenë i shkëlqyer për të dhe e ka bërë atë lojtarin që ai tani është”.
“Ju kujtohet se ai po luftonte në Inter. Ne i dhamë atij shansin, e ndërtuam në lojtarin më të mirë. Të paktën që ai mund të bëjë është t’i japë klubit një vit tjetër”, përfundoi legjenda e Reds