Ronaldo iu hakmor Messit për festën në Bernabeu

Ronaldo iu hakmor Messit për festën në Bernabeu

Cristiano Ronaldo e ka ngacmuar Lionel Messin me festimin ikonik në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonë dhe Real Madridit.

Në sezonin e kaluar superylli argjentinas shënoi golin e fitores në ‘El Clasico’ në Santiago Bernabeu dhe e çoi lart fanellën e tij para tifozëve të shumtë të Los Blancos.

Ndërsa të dielën mbrëma, CR7 shënoi goli e dytë të Mbretërve që e riktheu epërsinë menjëherë pasi Messi e kishte barazuar rezultatin dhe e hoqi fanellën për të festuar.

Festa e tij ishte me ngritjen e fanellës para tifozëve në Camp Nou që ishte një hakmarrje kundrejt festës së Messit në sezonin e kaluar.

Më pas Ronaldos i kushtoi kartoni i verdhë për heqjen e fanellës, pasi e mori edhe një tjetër për simulim dhe u përjashtua, dhe do të mungojë në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, Reali ka epërsi prej 3-1 nga ndeshja e parë dhe është në pozitë të mirë që ta fitojë trofeun e Superkupës së Spanjës.