Nuk është Kastrioti, FC Prishtina tregon në cilin qytet do t’i zhvillojë ndeshjet

Nuk është Kastrioti, FC Prishtina tregon në cilin qytet do t’i zhvillojë ndeshjet

FC Prishtina ndeshjet e sezonit të ri nuk do t’i luajë në “Agron Rama” të Kastriotit.

Klubi kryeqytetas, pasi akoma nuk mund të luajë në shtëpinë e tyre për shkak se stadiumi ende nuk është rinovuar, sfidat si vendase do t’i luajë në Drenas.

Klubi “bardhekaltër”, përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ndeshjet në edicionin e ri do t’i luajë në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

“FC Prishtina këtë edicion, ndeshjet si vendase do t’i zhvillojë në Drenas në stadiumin e Feronikelit “Rexhep Rexhepi”. Por, nesër pritet zyrtarizimi i marrëveshjes ndërmjet FC Prishtina dhe Komunës së Drenasit. Ndeshja e javës së parë me Dritën, sipas të gjitha gjasave, zhvillohet të dielën më 20 gusht nga ora 17:00”, është thënë në njoftimin e FC Prishtinës.

Stinorin e kaluar skuadra bardhekaltër i ka zhvilluar ndeshjet si vendas në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. /Insajderi.com