Shkëndija i prezantohet Milanit: Jemi ilirë, shqiptarë e myslimanë

Shkëndija i prezantohet Milanit: Jemi ilirë, shqiptarë e myslimanë

Dy ditë para ndeshjes së plejofit të Ligës së Evropës ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Milanit, skuadra tetovare ka publikuar një video ku i prezantohet italianëve dhe tregon për veçoritë e Tetovës.

“I dashur Milan, ne jemi Shkëndija nga Tetova”, nis rrëfimi i tetovarëve në videon ku u prezantohen italianëve të Milanit.

Në këtë video, klubi i Shkëndijës thotë se qyteti i Tetovës është zbuluar 1000 vjet para erës sonë nga ilirët e lashtë.  “Nga ilirët e lashtë, qyteti jonë ishte zbuluar 1000 vjet para erës sonë”, thuhet në videon e publikuar në Youtube.

Më tej, klubi i Shkëndijës thekson faktin se Tetova krenohet me xhaminë e qytetit të saj, duke vënë në dukje faktin se popullësia e Tetovës është me shumicë myslimane.

Por përveç fakteve rreth Tetovës, klubi i Shkëndijës u tregon italianëve se edhe pse ata njihen për picat më të mira në botë, Tetova ka kuzhinerin më të mirë, Rene Redzepin. /Insajderi.com

Videoja e publikuar sot nga Shkëndija e Tetovës: