Fakte interesante, nga banka e parë e Amerikës, deri tek rekordmeni i vrasjeve

Fakte interesante, nga banka e parë e Amerikës, deri tek rekordmeni i vrasjeve

Banka e Amerikës u quajt fillimisht Banka e Italisë, derikur themeluesi i saj, Amedeo Giannini, ia ndryshoi emrin në vitin 1930.

Pas Londrës, Liverpuli është qyteti i dytë më i filmuar i Britanisë së Madhe. Ai u përdor për xhirimin e më shumë se 140 filmave në vitin 2002.

Një shkencëtar kinez zbuloi se Toka është e rrumbullakët gjatë dinastisë Han, duke e matur diellin dhe trajektoren e Hënës në qiell. Ai regjistroi këtë fakt në të dhënat zyrtare perandorake, por kjo shkoi pa u vënë re, deri sa u zbulua kohët e fundit nga arkeologët kinezë.

Çdo vit, amerikanët hedhin në plehra 25 mijë miliardë gota plastike.

Një artist nga Çikago i quajtur Dwight Kalb, krijoi një statujë të Shën Mërisë me 81 kg proshutë.

Pronari i parë i kompanisë së njohur të prodhimit të cigareve “Marlboro”, vdiq nga kanceri në mushkëri

Midis viteve 1902-1907, i njëjti tigër vrau 434 persona në Indi.

Termi Vaksinë vjen nga fjala latine “Vacca” që do të thotë lopë. Ky emër u zgjodh, për shkak se vaksina e parë, ishte derivat i lisë së lopës dhe iu që iu njektua një djali.

Behram, një bandit indian, mban rekordin e numrit më të madh të vrasjeve të kryera nga një njeri i vetëm. Ai mbyti 931 njerëz ndërmjet viteve 1790-1840 me një pëlhurë të pëzier të verdhë dhe të bardhë, të quajtur ruhmal. Numri maksimal i vrasjeve të kryera nga një grua ishte 612, nga kontesha Erzebet Bathori e Hungarisë

Merimanga më e madhe që ka jetuar ndonjëherë mbi tokë ishte Megarachne, e cila kishte një diametër prej 50 centrimetrash. Fosili i saj është gjetur në Argjentinë.