
“Ka kaluar koha kur shqiptarët i njihnim për shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash”, – ishte fraza e tij në transmetim direkt të ndeshjes së të enjtes, Dinamo Zagreb-Skënderbeu 1-1.
Fjala është për deklaratën e komentatorit të televizionit kombëtar kroat, Stjepan Balog, e cila ka shkaktuar reagime të ashpra në median kroate, në shqiptarët që jetojnë atje, por edhe në rrjetet sociale.
I gjendur nën këtë furi kontestimesh nga brenda vendit, por edhe i “bombarduar” nga shqiprarët në rrjetet soicale, komentatori ka gjetur një rrugë zyrtare për të kërkuar falje.
Ai ka dërguar në adresën e klubit korçar një letër pendese, ku kërkon edhe falje, duke nënvizuar se është keqkuptuar deklarata e tij gjatë komentit. Ja letra e plotë e Stjepan Balog:
“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar, të cilë janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb-Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar”, ka shkruar ai, njofton mediumi shqiptar i sportit, Telesport.
“Ju kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që fraza e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë. Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në të gjithë median shqiptare. Ju falënderoj për mirëkuptimin”!