Talenti nga Prizreni bëhet pjesë e skuadrës së parë të Wolfsburgut

Talenti nga Prizreni bëhet pjesë e skuadrës së parë të Wolfsburgut

Skuadra gjermane, Wolfsburg, ka bërë të ditur se talenti shqiptar Elvis Rexhbecaj, nga fshati Gjonaj i Hasit të Prizrenit, është promovuar në ekipin e parë.

19 vjeçari, i cili është pjesë e akademisë së klubit gjerman që nga viti 2010, ka nënshkruar kontratë profesionale që do ta mbajë te Wolfsburgu deri në vitin 2020.

“Jam i ngazëllyer me kontratën e re. Wolfsburgu është klubi im. Besoj se jam në duar të mira për hapin e madh në karrierë. Tani dua t’ua shpërblejë besimin që më pakë dhënë duke bërë paraqitje të mira ashtu si me U-23”, tha Elvisi.