
Mbi 30 persona kanë mbetur të lënduar pas një përplasje të dy trenave të shpejtë në Filadelfia.
Autoritetet e Pensilvanisë kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur të martën, transmeton Indeksonline. Raportohet se të paktën 4 persona janë në gjendje kritike shëndetësore.
Një nga dëshmitarët ka thënë se ka parë gjak gjithandej. Shkaqet e përplasjes akoma nuk dihen.