
Një universitet egjiptian ka akuzuar një nga profesorët për “lavdërim të satanit” pasi ua shpjegoi “Parajsën e humbur” të John Miltonit studentëve të klasës së saj të letërsisë angleze.
Dr Mona Prince, një mësimdhënëse në Universitetin Suez, u pezullua në shkurt pasi u shpejgoi studentëev poemën e shekullit të 17-të, që përshkruan se si djalli e tundoi Adamin dhe Evën në Kopshtin e Edenit.
Universiteti filloi një hetim dhe në rezultatet e saj të botuara këtë javë akuzoi akademiken 47-vjeçare për përhapjen e “ideve shkatërruese” për studentët.