
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka folur për bllokadën politike në vend, teksa edhe sot ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Sherifi ka thënë në RTV Dukagjini se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj nuk kanë arsye të mos e votojnë Kadri Veselin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryetar të Kuvendit.
Sipas Sherifit, nëse kërkohet një qeveri me shumicë shqiptare, koalicioni PAN duhet të merret vesh për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje ose me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.