Skënderbeu përballet me Partizanin e Beogradit – si e pritën mediat serbe shortin

Skënderbeu përballet me Partizanin e Beogradit – si e pritën mediat serbe shortin

Mediat kryesore serbe i kanë kushtuar hapësirë të madhe shortit të Europa League, edhe për faktin se për herë të parë në historinë e futbollit serb, dy skuadrat kryesore marrin pjesë njëkohësisht në këtë fazë të turneut.

Por në titujt e mediave vendase “Kurir”, “Blic” dhe “Tanjug” vihet theksi te fakti se Partizani i Beogradit është në një grup me Skënderbeun dhe për këtë do t’i duhet të udhëtojë në Shqipëri.

blic

Të treja këto media kanë në titujt e tyre rikthimin e Partizanit në vendin tonë.

“Crvena Zvezda me Arsenalin dhe BATE, Partizan shkon në Shqipëri”, është titulli i “Tanjug”.

21103713_744580495750219_359092197_o

Ndërsa titulli i “Kurir” është “Partizan udhëton në Shqipëri, Ukrainë dhe Zvicër, Cervena Zvezda me Arsenalin, BATE Borisov dhe Këln”.

21100676_744580389083563_386065437_n