Skënderbeu beson në rezultat pozitiv në Beograd

Skënderbeu beson në rezultat pozitiv në Beograd

Presidenti i klubit të Skënderbeut, Ardjan Takaj ka komentuar shortin e Europa Ligës në të cilin klubi shqiptar do të përballet me Partizanin e Beogradit në kuadër të grupit B.

Takaj ka thënë se klubi ishte në pritje të një shorti më të vështirë, derisa përballjen me ekipet e grupit i ka quajtur të favorshme.

“Ishim në pritje të ndonjë skuadre të madhe, por short që shorti është i favorshëm për të vijuar më tej. Do synojmë kualfikimin pasi janë ekipe të kalueshme edhe pse ne e kemi arritur objektivin tonë. Ekipet në grup nuk janë më të forta se ato që kemi eliminuar”, ka thënë Takaj për SuperSportin.

Shefi i Skënderbeut ka thënë se në Beograd do të shkojnë për të luajtur futboll, por parashikon vështirësi ndaj klubit serb.

“Do shkojmë të luajmë futboll kudo, qoftë edhe në Beograd edhe pse dihet vështirësia për të luajtur me ekipet serbe”, ka thënë ai.

Ndaj Dinamos së Zagrebit stadiumi ishte i mbushur në kapacitet të plotë kjo falë mbështetjes që kanë dhënë të gjitha tifozeritë. Skënderbeu tashmë është kthyer në skuadrën simbol të shqiptarëve dhe kjo ka një arsye sipas presidentit Takaj.

“Shqiptarët janë të uritur për mbrëmje europiane, janë shumë tifoz të flaktë dhe kjo u pa edhe me kombëtaren, ku e skuqën Francën. Ata duan të jetë një ekip shqiptar në futbollin europian, pasi ndjehen të përfaqësuar. Ne e meritojmë të jemi aty”.