Dembélé është i Barçës, por Dortmundi e fut në formacion për nesër

Dembélé është i Barçës, por Dortmundi e fut në formacion për nesër

Ousmane Dembélé është lojtari më i ri i Barcelonës, por duket se te Borussia Dortmund zyra për shtyp nuk e ka “ditur” deri në çastin kur lajmi është zyrtarizuar.

Natyrisht, një skenar i tillë është i paimagjinueshëm edhe në filma, por duke marrë parasysh një nga postimet në sajtin zyrtar të klubit verdhezi, edhe mund të tallemi disi me të.

Siç duket në foton e mëposhtme, Borussia Dortmund ka përfshirë francezin në formacionin e mundshëm për ndeshjen e nesërme në kampionat me Hertha Berlin-in.

Në medien gjermane dhe sidomos në rrjetet sociale kjo foto po bën namin duke u komentuar nga të gjithë, por shpjegimi i saj është krejt i thjeshtë. Nëse verdhezinjtë nuk do ta përfshinin emrin e 20-vjeçarit në 11-sh, menjëherë do të kuptohej se ai është shitur.