Ndeshja mes Mayweather – McGregor mund të shtyhet

Ndeshja mes Mayweather – McGregor mund të shtyhet

Meçi i boksit ndërmjet Floyd Mayweather dhe Conor McGregor mund të shtyhet për disa orë për shkak të problemeve në sistemin e pagesave për ta parë ndeshjen (pay-per-view) në televizionet amerikane, raporton ESPN.

Mediumi amerikan ESPN, duke u bështetur në burimet e saj, raporton se për shkak të kërkesave të mëdha për ta parë ndeshjen ka probleme në shërbimin pay-per-view.

Të njëjtën gjë raporton edhe gazeta britanike The Guardian.

“Me sa duket ka probleme me sistemin e porosive pay-per-view – i njëjti problem ka ndodhur për ndeshjen Mayweather-Pacquiao – kështu që fillimi i ngjarjes kryesore mund të vonohet”, shkruan The Guardian, përcjell Insajderi.

Ndeshja mes Mayweather dhe McGregor parashihej të fillonte sot rreth orës 5:30 të mëngjesit. /Insajderi.com