Floyd Mayweather ka njoftuar pensionimin përfundimtar nga boksi profesionist, pas fitores ndaj irlandezit Conor McGregor.
Amerikani, i cili konsiderohet si njëri nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, u shpreh i kënaqur që ndeshjen e fundit të karrierës e zhvilloi ndaj McGregorit.
“E zgjodha partnerin e duhur të kërcimit për vallëzimin tim të fundit… kjo ishte ndeshja ime e fundit”, deklaroi Mayweather.
Mayweather mban një rekord fantastik prej 50 ndeshjeve, me të gjitha fitore në boksin profesionist. /Insajderi.com