Pesë alpinistë humbin jetën në Austri, i gjashti në kërkim

Pesë alpinistë humbin jetën në Austri, i gjashti në kërkim

Kryqi i Kuq austriak ka bërë të ditur se pesë alpinistë malorë kanë vdekur në Alpet Austriake.

Kreu i shërbimeve të shpëtimit Anton Voithofer ka pohuar se të pesë alpinistët humbën jetën të dielën në një aksident në malin Gabler, në lindje të Innsbruck, transmeton Klan Kosova.

APA, agjensi austriake e lajmeve, njoftoi se pesë alpinistët ishin pjesë e një grupi prej gjashtë personash.

Përpjekjet e shpëtimit janë ende në zhvillim e sipër dhe nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me personin e gjashtë.

Pesë helikopterë janë të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.

APA tha se kombësitë e alpinistëve nuk janë identifikuar akoma.