
Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka insistuar se Andres Iniesta nuk do t’i bashkohet klubit italian Juventus.
Po ashtu, Braida ka lënë të kuptohet se mesfushori tjetër i Barcçes, Andre Gomes, nuk është në shitje, i cili po ashtu kërkohet nga Juventus.
Raportohet se Juve kishe shpresuar ta shfrytëzonte mos sigurinë e Iniestas rresh së ardhmes, si dhe vështirësitë e Gomesit për zënë vend në Barcelonë, por Braida sugjeron se dyshja nuk do të shkojë askund.
“Iniesta në Juventus? Jo. Lojtarët e Barçes nuk janë në treg. Iniesta do të qëndrojë me ne”, ka thënë ai./Express/