Grabitet dyqani i Arsenalit

Grabitet dyqani i Arsenalit

Dyqani i Arsenalit ka qenë objekt i hajdutëve të cilët mbrëmë kanë vjedhur mijëra funte mallra.

Policia angleze ka konfirmuar rastin. Rreth orës 23 : 30 është lajmëruar policia ndërsa dy të dyshuarit janë larguar me motoçikleta, shkruan Insajderi.

Policia ka njoftuar se nga ky rast nuk ka persona të lënduar dhe nuk ka asnjë të arrestuar, pas bastisjes në dyqanin Higbury House.

“Zyrtarët policor kanë ndjekur dhe zbuluan se në pjesën e pasme të dyqanit të Arsenal FC ishte thyer dhe një sasi e madhe mallrash ishte vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq një zëdhënës i Arsenalit tha se “asnjë person nuk ishte në dyqan në momentin kur hajdutët janë futur brenda”./Insajderi.com