Bunjaki tregon armën më të fortë të Kosovës përball Kroacisë

Bunjaki tregon armën më të fortë të Kosovës përball Kroacisë

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë sot në konferencë për shtyp se Kosova mund ta befasojë Kroacinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që zhvillohet të shtunën.

Bunjaki tregoi armën më të fortë, që sipas tij, Kosova e posedon përball Kroacisë.

“Mendoj se pavarësisht përvojës së shkurtër që kemi së bashku, gjashtë lojë. Realisht 19 stërvitje së bashku prej tetorit të kaluar. Nuk kemi asgjë që të dëshmojmë më shumë sesa të befasojmë. Kjo mund të jetë arma jonë kryesore”, është shprehur Bunjaki.

Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë do të zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 20:45. /Insajderi.com