Pasi e shkatërroi Malin e Zi me rezultat 99-60, Spanja gjithashtu u tregua e pamëshirshme edhe ndaj Republikës Çeke në ditën e dytë të Eurobasket. Spanjollët e mposhtën me rezultat 93-56 Çekinë.
Në dy xhirot e para të EuroBasketit, spanjollët shënuan dy fitore të mëdha, duke e dërguar në plus 76 koshdiferencën nga këto dy ndeshje.
Pau Gasol dhe Ricky Rubio ishin dy protagonistët e ndeshjes. Qendra e San Antonio Spurs realizoi plot 26 pikë, duke shtuar edhe 8 kërcime në lojën e tij, ndërsa Rubio realizoi 17 pikë.
Pas dy ndeshjeve, Spanja mban pozitën e parë në Grupin C, me katër pikë të grumbulluara. /Insajderi.com