Alushi: Pavarësisht humbjes, dolëm me kokën lartë

Alushi: Pavarësisht humbjes, dolëm me kokën lartë

Ndeshja ndaj Kroacisë ka qenë njëra nga ndeshjet më të mira të Kosovës si skuadër e bashkuar, ka thënë sot mesfushori i Kosovës, Enis Alushi.

Alushi deklaroi se pavarësisht humbjes ndaj përfaqësueses kroate, përfaqësuesja e Kosovës po largohet me kokën lartë nga Zagrebi.

“Në atë situatë nuk kemi qenë të koncentruar dhe nuk i kemi parë ku i kemi kundërshtarët, kështu që pësuam gol. Si kolektiv mendoj se ka qenë një përmirësim për neve. Edhe nëse është humbje, me dalë me kokën lartë nga kjo ndeshje është një gjë pozitive”, ka thënë Alushi. /Insajderi.com