Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica ka thënë se vendosja në mbrojtje tek situata e pësimit të golit ndaj Kroacisë ka qenë arsyeja përse Kosova pësoi.
Jashanica ka thënë se “është dashur të vendoseshim më mirë”, derisa është arsyetuar duke deklaruar se Kosova është skuadër e re.
“Ndoshta ishte dashur që ne të vendoseshim më shpejtë në mbrojtje, por duhet të përmirësohemi akoma. Jemi ekip i ri dhe duhet të kemi kujdes”, ka thënë Jashanica.
Kosova u mposht nga Kroacia me një gol të shënuar nga Domingoj Vida në minutën e 77-të.
Me këtë fitore Kroacia ngjitet në vendin e parë në Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, me 16 pikë të grumbulluara. Kosova ndodhet në vendin e fundit në grup, me vetëm 1 pikë. /Insajderi.com