Neymar: U largova nga Barcelona për një arsye

Neymar: U largova nga Barcelona për një arsye

Neymar thotë se u largua nga Barcelona për ta ndihmuar PSG-në të shkruajë histori, duke fituar Ligën e Kampionëve me parisienët.

Neymar theu rekord historik sa i përket transferimeve, duke kaluar nga Barcelona te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro, ku flitet se përfiton 30 milionë euro në sezon.

Ka pasur mendime të ndryshme se pse braziliani la një klub si Barcelona për PSG-në. Një ndër të shumtat është “Topi i Artë”, por 25 vjeçari thotë të kundërtën.

“Arsyeja më e madhe që i jam bashkuar klubit është se dua ta ndihmoj PSG-në të shkruajë histori”, u shpreh Neymar. “Liga e Kampionëve nuk është trofeu i vetëm që duam ta fitojmë, por është trofe i rëndësishëm”. /Insajderi.com