
Dy skuadra spanjolle Barcelona dhe Atletico Madrid do të rivalizohen sot nga dy skuadra Italiane, Juventus dhe Roma, në ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri.
Barcelona do të kërkojë hakmarrje në Noë Camp, ndaj Juves e cila i kishte shkaktuar eliminimin nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar.
Madje, Barcelona nuk kishte arritur që të i shënojë asnjë gol për 180 minuta në dy takimet ndërsa Juve kishte arritur të shënojë plotë tri herë.
Barcelona tashmë pa ish-yllin e saj Neymar do të kërkojë sonte me fillim nga ora 20:45 t’i hakmerret skuadrës së Allegrit me super përforcimin nga Dortmund, Osman Dembele i cili nuk ka luajtur ende për Barcelonën nga minuta e parë.
Barcelonës për këtë ndeshje do të i mungojnë Arda Turan, Digne dhe Rafinha, ndërsa Juves, Cuardrdado dhe Khedira, përderisa në dyshim mbesin Chiellini, Mandzukic dhe Pjaca.
Ndeshja tjetër mjaftë interesante pritët të zhvillohet edhe në Olimpico, ku Roma e rikthyer në Champions Leage do të provojë t’i rrëmbej tri pikët nga Atletico Madrid.
Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e rëndësishme për dy skuadrat pasi në grup është edhe kampioni aktuali i Premier Ligës Angleze, Chelsea e cila luan kundër skuadrës pak të njohur Qarabag./Insajderi.com