Bitcoini ia sheh sherrin Kinës

Valuta virtuale Bitcoin është dobësuar dukshëm pas ngritjes së madhe në verë, pasi që autoritetet kineze vendosën të limitojnë përdorimin e tij.

Kriptovaluta më e fuqishme ka humbur 40 për qind të vlerës së saj, përkatësisht rreth 20 miliardë dollarë të vlerës në treg, prej 1 shtatorit kur arriti maksimumin historik në vlerë 4.921 dollarë.

Siç raporton Bloomberg, pasi Kina më 8 shtator dërgoi sinjale për kufizimin e përdorimit të Bitcoin, ai për vetëm një javë ka humbur 30 për qind të vlerës, që paraqet rënien më të madhe prej janarit 2015, kur vlera e tij ishte rreth 200 dollarë.

Kur çmimi i Bitcoinit arriti niveli në më lart në histori, Kina njoftoi se do të ndalojë blerjet me këtë valutë.