Mbi 200 të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Mbi 200 të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Të paktën 226 persona kanë vdekur nga një tërmet i fuqishëm që ka ndodhur me 19 shtator në qendër të Meksikës, ka thënë Agjencia Kombëtare për Mbrojtje Civile.

Shumca e personave të vdekur janë raportuar në Meksiko Siti, dhe zonat në jug dhe lindje të këtij qytetit.

Tërmeti ka qenë me intensistet 7.1 shkallë. Më shumë se 2 milionë persona kanë mbetur pa rrymë, derisa linjat telefonike kanë rënë nga sistemi.

Majori i qytetit Meksiko Siti, Miguel Angel Mancera, ka thënë se 44 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar, duke përfshirë blloqe të apartamenteve dhe shkollave.

Presidenti i Meksikës, Pena Nieto ka thënë se 20 fëmijë dhe dy të rritur janë gjetur të vdekur në një shkollë, ndërsa rreth 30 fëmijë të tjerë dhe tetë të rritur vazhdojnë të mungojnë.

Tërmeti i djeshëm ndodhi vetëm disa ditë pasi një tërmet tjetër, më 7 shtator, me intensitet 8.1 shkallë, me epiqendër në bregun e Meksikës, e goditi këtë vend, me ç’rast u vranë 98 persona.